'Dëgjova se ishte shumë keq', Semi tregon si u pajtua me Donaldin
Në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”, ishte e ftuar këngëtarja Semi Jaupaj. Ajo tregoi se si është pajtuar me Donaldin, pasi miqësia e tyre u prish kur ky i fundit u lidh me Beatrix Ramosajn.
Semi tregoi se i ka shkruar vetë e para pasi ishte bërë merak për të.
“Unë i shkruajta e para. Dëgjova se ishte shumë keq, po kalonte një periudhë të vështirë pas Bigut dhe me thënë të drejtën u bëra içik merak se pavarësisht të gjithave, e kam xhan këtë njeriun dhe nuk dua ta shoh keq. E pyeta “si je”, por pastaj nuk pushoi më telefoni se vetëm shkruante (qesh)”, u shpreh këngëtarja.