Historia e koreografit të njohur Albi Nako dhe prezantueses së motit dhe balerinës Alba Hoxha ka filluar vite më parë, me dyshen që shihej shpesh nën praninë e njëri-tjetrit.
Më tej në media u përfol se ata kishin nisur një lidhje, që nuk u pranua nga personazhet. Dhe duke vazhduar hamendësimet më pas u shkruajt se gjithçka përfundoi mes të dyve dhe shkaku I ndarjes ishin prindërit e Albës.
Megjithatë siç duket këto kanë qenë thjesht thashetheme, sepse Albi dhe Alba vazhdojnë të jenë së bashku.
Në fotot e siguruara nga "Xing.al" dyshja shfaqen në një restorant teksa darkonin dhe bisedonin.
Albi dhe Alba shfaqen të veshur sportiv teksa duket se është balerina ajo që po i tregon diçka ndërsa koreografi e dëgjon me vëmendje.