Vetëm këtë vit Fero ka publikuar 4 këngë të reja, më e fundit prej të cilave është “Ride or Die”, kushtuar të fejuarës Arbenita, e megjithatë kjo nuk do të thotë se reperi e ka mbyllur këtu 2019-ën.
Fero ka shpenzuar shumë kohë në studio dhe ka ende shumë këngë të papublikuara.
Një prej tyre, Fero e publikoi ditën e djeshme të papërfunduar.
E teksa me datë 8 reperi ishte përgatitur të publikonte suksesin e rradhës, sot ai ka dhënë një lajm të keq në Instagram.
Për shkak të problemeve teknike, Feros i duhet t'a shtyjë publikimin e këngës.