Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia pasi në gjendje të dehur qëlloi me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Lezhë.
Gjatë kontrollit në banesë shtetasit A.P. iu gjetën 2 armë zjarri automatike ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), 35 fishekë, si dhe një granatë dore ofensive, që u sekuestruan nga policia.
"A.P., 49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, nën efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë. Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), 35 fishekë, si dhe një granatë dore ofensive,"-raporton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".