INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dehja” nga veprat e artit, viktimat e sindromës Stendhal

“Dehja” nga veprat e artit, viktimat e sindromës Stendhal

Publikuar më: 11:09 15-02-2019

Ka disa vepra arti të cilat janë në gjendje të ndikojnë në sistemin mendor të atyre që i shijojnë. Dhe në këtë pikë disa njerëz mund të përjetojnë ngacmim shpirtëror që mund të shndërrohet në një çrregullim të vërtetë psikosomatik e njohur ndryshe si sindroma Stendhal. Emrin e mori nga shkrimtari Stendhal, që përjetoi këtë çrregullim.

Pas përfundimit të udhëtimit në Firence ku vizitoi veprat e artit, ai kishte marrje mendshme, rrahje të shpeshta të zemrës, frikë se mos rrëzohej. I përcaktuar shkencërisht në viti 1977 Sindromi Stendhal është një çrregullim psikosomatik jo psikiatrik.

Në terma të thjeshtë, është një keqësim intensiv psikologjik dhe me kohëzgjatje të shkurtër, që manifestohet përpara vepra të artit të cilësuara ekspresive dhe të pasura me simbolizma. Gjithashtu kjo sindromë shoqërohet edhe me disa simptoma fizike.

Sindroma e Stendhal ka më shumë gjasa të shkaktohet gjatë vëzhgimit të veprave të ekspozuara në një mjedis të mbyllur. Simptomat e kësaj sindromës janë takikardia, zbehje, marramendje, konfuzion mendor, eufori e pakontrollueshme, vështirësi në frymëmarrje madje edhe halucinacione. Ndonjëherë shkaktohen edhe sulme paniku.

Njerëzit përjetojnë një ndjenjë të fortë ankthi gjë që shpesh i detyron ata që të largohen nga vepra e artit.

Viktimat e sindromës Stendhal janë turistë që vizitojnë qytetet e artit, siç është Firence apo Parisi. Çuditërisht, më të predispozuar për të eksperimentuar me sindromën Stendhal janë të rinjtë me një nivel të lartë të arsimit dhe që udhëtojnë vetëm, pra ata që janë më inteligjentë.

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951