INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekanati i FHF në krah të studentëve: Mbështesim protestën, kundër çdolloj ndërhyrjeje dhe presioni

Dekanati i FHF në krah të studentëve: Mbështesim protestën, kundër çdolloj ndërhyrjeje dhe presioni

Publikuar më: 13:47 14-01-2019

Dekanati i Fakultetit të Hisotrisë dhe Filologjisë ka dalë me një vendim për të mbështetur në vijim protestën e studentëve. Në këtë fakultet sot është zhvilluar një mbledhje e në përfundim Dekanati nxori një deklaratë, në të cilën janë shprehur disa nga shqetësimet e studentëve, duke u dalë në krah atyre.

Deklarata

Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-se deklaron se pedagogët:
-rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme;
-dënojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre;
-janë kundër çdolloj nderhyrje dhe presioni, qe synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve;
-kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë;
-propozojnë ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH;
-rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSH;
-i sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.
Dekani
Prof.dr. Sabri LAÇI

 

faksimileeeeee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281