INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata absurde dhe e ftohtë e babait vrasës, K. Ibraj!

Deklarata absurde dhe e ftohtë e babait vrasës, K. Ibraj!

Publikuar më: 12:13 02-02-2016

56 vjeçari, që vrau dy ditë më parë vajzën 17 vjeç e plagosi dhe tjetrën Kujtim Ibraj, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese në polici. Tepër i ftohtë në gjykim ai ka thënë se vajzat e kishin mërzitur shumë dhe qëndrimi vetëm në shtëpi ishte bërë I padurueshëm dhe krimin e kreu se nuk po durontë dot më. Ai ka folur dhe për jetën personale të vajzave duke thënë se ato kishin e të dashur e me sa duket Ibraj nuk pajtohej dot më këtë fakt.  
Grupi i hetimit ka marrë në pyetje edhe vajzën e plagosur si dhe nënën e saj. Ato thanë se i ati erdhi i dehur në shtëpi dhe filloi të zihej me nënën e në këto kushte shton 23 vjeçaria, ajo dhe motra e saj, që mbeti dhe viktimë ndërhynë për ti ndarë, por ai morri thikën dhe i qëlloi.
K. Ibraj kishe disa vite, që ishte divorcuar nga bashkëshortja, por vijonte të jetonte në të njëjtën banese, në një dhomë të ndarë. Në anën tjetër jetonte ish-gruaja me 6 fëmijët e saj (4 vajza e 2 djem).

Article Logic
Execution time: 0.002187967300415