Deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha që u kërkon shqiptarëve të pajisen me armë, nuk mund të mos u kushtonin rëndësi edhe mediat ndërkombëtare.
Fillimisht ka qënë “The Associated Press” që i ka kushtuar deklaratës një artikull të shkurtër, ndërkohë që të njëjtën gjë kanë bërë edhe portale mjaft të njohura sic janë Washington Post, Daily Mail dhe ABC News.
"Pothuajse të gjitha depot e ushtrisë u plaçkitën, por shumë armë mund të gjenden ende nën tokën e Shqipërisë", thotë ABCNews
Washington Post ka shkruar gjithashtu për deklaratat e Berishës, duke e titulluar "Berisha thërret popullin të kapin armët".
“Ish-kryeministri kërkon armatosjen e shqiptarëve duke thënë se qeveria po dështon në përballjen me kriminelët”, shkruan Daily Mail.
Në shkrimet e mediave ndërkombëtare thuhet gjithashtu se Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkoi në mënyrë informale që Prokuroria të nisë procedimin penal për ish-Kryeministrin Berisha.