INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata e Donald Lu, Berisha: Ambasadorët janë palë me Edi Ramën

Deklarata e Donald Lu, Berisha: Ambasadorët janë palë me Edi Ramën

Publikuar më: 21:37 23-01-2018

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu, në lidhje me reformën në drejtësi. Berisha tha se ambasadorët janë palë me Edi Ramën.

“Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë interesante. Është e vërtetë, kjo është ballkanike. Kjo është shumë e dëmshme. Vijmë tek reforma në drejtësi. Jo nuk qëndron! Nuk mund ta përdorin, janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur guverantorë ata që investuan në draftin e parë që e përmbysi Venecia. Janë mbështetës së fuqishëm.

Absolutisht janë palë me Edi Ramën, sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH le të vijë të diskutojmë. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA”, deklaroi Berisha në Ora News. 

Article Logic
Execution time: 0.0034928321838379