INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata e eurodeputetit gjerman/ Kryemadhi: Uroj të ketë qenë esëll

Deklarata e eurodeputetit gjerman/ Kryemadhi: Uroj të ketë qenë esëll

Publikuar më: 07:58 07-03-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar kundrejt deklaratës së bërë nga eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, disa ditë më parë.

Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Opinion", në "Klan Tv", i është kundër përgjigjur deklaratës së eurodeputetit ("Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat"), duke i thënë:

"E para e punës uroj të ketë qenë esëll kur e ka bërë atë deklaratë, e dyta e punë i kam këruar Komisionit Europian të sqarojë nëse është e vërtetë deklarata që ka thënë zoti Fleckenstein, apo jo".

Ndër të tjera, Kryemadhi, theksoi se këtë informacion e nxorri me titra Kuvendi i Shqipërisë.

E nxori në titra Kuvendi i Shqipërisë, live tha kryerja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Unë po pres sqarim zyrtar, jam e bindur sepse nuk më shqetëson fare”,- u shpreh Monika Kryemadhi./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0038511753082275