Ndërsa raportet mes presidentit Trump dhe Europës ndërlikohen një tjetër paralajmërim vjen nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për të qenë i vendosur përballë SHBA-së.
"Presidenti aktual Donald Trump e mënyra e tij të të bërit politik krijon “padyshim rreziqe për ne”, tha Steinmeier për mediat duke nënvizuar se europianët duhet të nxjerrin konkluzionet e tyre nga kjo.
Ai shtoi se europianët duhet të mendojnë, jo vetëm si ta zgjidhin krizën e vazhdueshme, por edhe të kuptojnë, se edhe shtetet e mëdha europiane nuk do të luajnë dot ndonjë rol në botë, nëse Europa nuk është e bashkuar.
“Nëse gjërat janë ashtu siç janë dhe ne nuk mund ta ndryshojmë presidentin Trump, atëherë është koha për një vetëbesim të ri europian.Europianët duhet të ndalin me fiksimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Trumpit.Ajo që është rritur në shtatë dekada të marrëdhënieve transatlantike është shumë e vlefshme për t’u dorëzuar, sepse nuk na pëlqen politika e presidentit aktual amerikan,” tha Steinmeier në intervistë.