Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali nuk ka kursyer sulmet ndaj opozitës gjatë fjalës së saj në parlament.
Spiropali e ka quajtur opozitën “plaçkë” duke i kujtuar një shprehje të Çerçiz Topullit: “Kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë”.
Teksa opozita po proteston mes tensioneve dhe dhunës para parlamentit, Spiropali tha nga foltorja se shqiptarët duhet ta hedhin në kosh këtë opozitë, nga ku “do të lindë një opozitë e re”.
“Dua t’i kujtoj një shprehje të Çerçiz Topullit, kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë. Shqiptarët do t’i degdisin në koshin e historisë dhe nga ajo mund të lindë një opozitë e re nga shqiptarët dhe për shqiptarët”, deklaroi Spiropali.