Imami në xhaminë e Tabakëve në Tiranë, Elvis Naçi mban vazhdimisht ligjërata për besimtarët muslimanë për tema aktuale dhe shqetësime të këtij komuniteti. Ai gjithmonë i shpjegon me shembuj konkretë mesazhet që do të përhapë dhe jo më kot gëzon një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Por një deklaratë e tij e fundit shkaktoi shumë polemika duke bërë që disa nga personazhet e njohur në vend të reagojnë ashpër. Deklarata ka të bëjë me tradhëtinë bashkëshortore, ku në fjalën e tij Naçi e vë gishtin te femrat si fajtore në pjesën më të madhe të rasteve.
“Po shkoi një femër 150 kile…ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se e ke femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë me të tradhtu. Sot është bërë e lehtë fare.”, thotë ndër të tjera imami në video.
“Duhet femra të jetë e rregullt me bashkëshortin fiziologjik që të mos vuajë shoqëria nga imoraliteti. Prandaj dhe engjëjt që nuk e duan imoralitetin në shoqëri mallkojnë atë femër që si jep hakun bashkëshortit gjatë natës. Femra duhet të ketë kujdes, ti dalë para bashkëshortit me një buzëqeshje kur vjen nga puna që ai të mos hapë sytë jashtë shtëpia. Të zbukurohet të jetë afër tij se nëqoftëse bashkëshorten e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë.”- shprehet ai.
Janë pikërisht këto fjalët për të cilat nuk munguar reagimet, mes tyre edhe nga personazhet e njohur.
E para që ka reagura ka qenë moderatorja e njohur e emisionit “Thumb” Fatma Haxhialiu.
“Pra po të tradhëtoi burri je e shëmtuar, e pambajtur, e shëndoshë, mirë ta bën se nuk pranon të përdhunohesh dmth të bësh seks edhe pa dëshire, se atij i bëhet mooo e ka fiziologjikeee. Është faji yttt femër. Ndërkohe burrit i lejohet të jetë obeze, të vijë era derr, të mos e kontrolloj dot mikun në pantallona, se burrë është.
Dhe nëqoftëse të tradhëton e ke bërë ti që të të tradhëtojë, se s’ke ditur me e mbajt dhe të kanë mallkuar dhe engjejt se ke mbjell shthurrje, duke mos ja lënë burrit.
Kot një pyetje, nëqoftëse tradhëton gruaja? Hahahahaaa ok qesha shumë, se normal do vritet me gur, lavirja bishtperdredhur”, shkruan Fatma.
Një tjetër personazh që ka reaguar nga këto deklarat ka qenë edhe këngëtarja Barbana Dini.
“Elvis Naçi më zhgenjeve! Ti nuk je asgjë tjetër përveçse një avokat i meshkujve që tradhëtojne! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po përpiqesh që fajtorët ti kthesh në viktima,dhe viktimat ne fajtor! Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ky tip femre që duhet ti “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretetirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve! Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke, që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk egziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçke gabi. Meqënëse, mesa kamë parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd ne rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram do dëshiroja që dhe interpretimet e tua ti përshtateshin nivelit të kohës.”,- shkruan Barbana.