Bota akademike gjatë fushatës zgjedhore si kundër ndonjëherë u trondit, pasi një prej kandidatëve, Mynyr Koni u kërcënua. Po këtë të mërkurë në ditën kur po mbahen zgjedhjet situata duket disi më e qetë, pasi të dy kandidatët për rektor në Universitetin e Tiranës kanë folur.
Kandidatja e parë, që foli ishte Klodeta Dibra, e cila tha se në këtë proçes nuk ka humbës pavarësisht rezultatit dhe se klimën e tensionuar nuk e shkaktoi ajo.
Ajo theksoi se edhe votat që do të hidhen në kutitë e gabuara do të numërohen.
Më pas ka folur dhe kandidati që pak ditë më dyshohet se u kërcënuar nga Emiliano Shullazi, Mynyr Koni. Ai tha se jo vetëm nuk do të tërhiqet nga gara për rektor, por ka shfaqur edhe ambicjen e tij për t’u shpallur fitues e tani nuk ndihet më i kërcënuar sepse ka kaluar disa përgjegjësi në jetën tij. Koni bëri apel që gara të jetë e lirë, pa presione dhe incidente.