INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Deklarata e kryeministres serbe. Për statusin e Kosovës vendosim në fund të rrugëtimit [VIDEO]

Publikuar më: 13:39 04-07-2017

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, thotë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të realizohet nëse serbëve në pjesën veriore të vendit u jepet  një lloj autonomie. Gjatë një interviste të dhënë për agjencinë amerikane të lajmeve, Bloomberg, kryeministrja e sapozgjedhur e Serbisë deklaroi se për statusin përfundimtar të Kosovës do të vendoset në fund të rrugëtimit. “Avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën tani varet nga vet Kosova nëse do t’u jap një lloj autonomie serbëve që jetojnë në veri të vendit”, tha numri një i qeverisë. Brnabiç, 41 vjeçare, e shkolluar në SHBA dhe Britani dhe e pavarur politikisht shprehet se në Ballkan është shumë vështirë të përkushtohesh ndaj diçkaje  pasi është rajon i vështirë. Në këtë intervistë ajo ka komentuar marrëdhëniet me Rusinë e cila konsiderohet nga serbët si mbrojtësja e tyre.  Ndjenja që nuk lihen pa u marrë në konsideratë nga kryeministrja por ajo i mbetet besnike idesë se rruga strategjike e Serbisë është anëtarësimi në BE. Brnabiç, deklaroi se nëse Serbisë do t’i duhej të zgjidhte mes marrëdhënieve më të afërta me Rusinë dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të rreshtohet kah kësaj të fundit. Ajo ka thënë se do të vazhdojë rrugën e nisur nga Vuçiç për anëtarësim e Serbisë në BE deri në fund të mandatit të saj, më 2020.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891