Dëshpërimi mund ta çojë një njeri të shkojë deri në ekstrem.
Rasti konket ështëi një 19 vjeçare nga Kina e cila ka postuar diçka në rrjetet sociale. Sipas intv.al ajo thotë se është e gatshme të shesë trupin për të siguruar para për të blerë ilaçet e nënës së saj të sëmurë.
Cao Mengyuan është shprehur se trajtimi i nënës së saj kushton 41.000 paund. Ajo është e gatshme të shkojë me personin që i ofron kaq ose më shumë vetëm që nëna e saj të shërohet. Ajo ka shkruar më WeChat “Po shes veten”. Sipas burimeve të Mail Online, direkt një burrë i pasur ka pranuar ofertën e saj për për të ndihmuar nënën. Nëna e saj është 45 vjeç dhe është diagnostikuar me kancer të lëkurës.Sipas Intv.al problem qëndron se nëna e saj nuk kishte siguracion shëndetësor, prandaj nuk mund të paguanin për mjekimin e saj.
Vajza e saj ka marë përgjegjësinë më të rrezikshme, vetëm për ta shpëtuar, edhe pse shumica e kanë paragjykuar për deklaratën e saj.
Burimi: Mirror
Përshtati: Anisa Bega