INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Deklarata e Pacollit: “Ka shqiptarë që kanë kryer krime lufte” [VIDEO]

Publikuar më: 16:59 18-09-2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, pohon për mediat e huaja se ka edhe shqiptarë që kanë kryer krime lufte në Kosovë.  Pacolli  tha se  ata që kanë qenë fajtorë do të dënohen.  Sipas tij do të  ketë akuza kundër atyre që në të vërtetë kanë kryer krime lufte, e shqiptarët e Kosovës nuk do të bëjnë përjashtim nga kjo. Në intervistë dhënë për televizionin publik zviceran SRF, kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) u shpreh i bindur se Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë, nuk do të ngrejë aktakuza ndaj elitës së politikës kosovare, veçanërisht ndaj atyre që janë gjykuar më parë në Hagë, sikurse është rasti i kryeministrit Ramush Haradinaj.  “Individët që tashmë janë mbajtur burg në Evropë, e që pastaj janë liruar, janë kthyer, tani bëjnë punën e tyre për vendin”, thotë Pacolli. Prej dy vitesh kosovarët presin aktakuzat nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës, e cila është themeluar me miratimin e deputetëve të Kosovës në vitin 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223