Një deklaratë e papritur është bërë nga aktori i njohur i humorit shqiptar mbrëmjen e djeshme në “Why not”, i cili është i njohur jo vetëm për batutat e tij në “2xl”, por edhe për postimet e tij “funny” në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për Eglein Laknori i cili gjatë intervistës është pyetur për edhe për çështje personale dhe nuk ka ngurruar aspak të japë përgjigje direkte dhe “jo nga Kina”.
"A do të doje të flije një natë me Elionën?", e pyeste një fans Egleinin. "Kam fjetur në 2xl, kollaj fare", u përgjigj aktori.