Edhe pse pa thënë asnjë fjalë për shkarkimin e Manjanit, 24 orë pas kësaj akuze të rëndë të ministrit Ylli Manjani, Edi Rama ka zgjedhur te reagojë në mënyrë indirekte. I pranishëm në prezantimin e projektit 1 miliardë dollarë, shefi i ekzekutivit hodhi akuzën më të rëndë në drejtim të gjykatësve. Rama deklaroi se gjykatësit janë killera. Këto deklarata kreu i ekzekutivit i lëshoi gjatë prezantimit të projektit 1 miliard, ku parashikohet që gjatë 3 viteve të ardhshme të investohen në projekte rrugore, në shkolla si dhe spitale.