“Ndonjëherë e kam të vështirë të refuzoj femrat, edhe pse jam i martuar. Unë nuk jam engjëll”. kështu është shprehur futbollisti, Radja Nainggolan.
Ai ishte i ftuar në programin “Gert Late Night” në Belgjikë, ku foli për mbetjen jashtë listës së Botërorit me Belgjikën, por edhe për disa çështje të tjera.
“Gay në futboll? Ka disa, por nuk e deklarojnë diçka të tillë sepse kanë turp. Futbolli njihet për femrat e bukura që e rrethojnë. Të gjitha femrat më duan, dhe këtë gjë ma tregojnë në sy. Ndonjëherë është e vështirë edhe t’i refuzoj. Nuk jam engjëll, edhe pse jam i martuar. E vetmja gjë që ka rëndësi është që të mos mbetet gjë pas”, deklaroi Nainggolan.