INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata e Ruçit, Presidenca: Nishani u përjashtua nga procesi i Vettingut

Deklarata e Ruçit, Presidenca: Nishani u përjashtua nga procesi i Vettingut

Publikuar më: 21:58 06-03-2017

Presidenti i Republikës i përgjigjet akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, sipas të cilit, Presidenti nuk e ushtroi kompetencën e tij në procesin e përzgjedhjes së komisioneve të Vettingut. Institucioni i Presidentit të Republikës informon qytetarët se deklarata nuk është korrekte, por e deformuar dhe jo transparente.

Njoftimi i Presidencës:

Parlamenti e miratoi ligjin përkatës në tejkalim të afateve që ishin vendosur në Kushtetutë për Presidentin e Republikës duke ja pamundësuar totalisht pjesëmarrjen në këtë proces. Për fat të keq, përjashtimi i Presidentit të Republikës nga i gjithë ky proces i rëndësishëm, ka qenë një politikë konstante megjithëse ishte pikërisht Presidenti i Republikës, institucioni i parë që inicioi fillimin e reformës së drejtësisë në tetor të vitit 2014 kur ende askush nuk po merrte një iniciativë të tillë.

Edhe një herë, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi, Presidenti i Republikës i bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë aktorëve të përfshirë, të tregojnë respekt dhe zbatojnë me korrektesë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ku sqarim bëhet në shërbim të transparencës për qytetarët shqiptarë, dinjiteti dhe integriteti i të cilëve është dimensioni më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër për Presidentin e Republikës

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557