INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata e SHBA për Tahirin/ Basha: Mesazhi i amerikanëve është i qartë, Rama të heqë dorë nga kërcënimet ndaj prokurorisë [FOTO]

Deklarata e SHBA për Tahirin/ Basha: Mesazhi i amerikanëve është i qartë, Rama të heqë dorë nga kërcënimet ndaj prokurorisë [FOTO]

Publikuar më: 20:54 25-10-2017

Pas deklaratës së zëvendës Ndihmës Sekretarit Hoyt Brian Yee, i cili në një intervistë për Zërin e Amerikës u shpreh se askush nuk është mbi ligjin, ka ardhur dhe reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha. Ky i fundit ka përshëndetur deklaratën e bërë sot nga Hoyt Brian Yee dhe me anë të një postimi në Facebook, Basha thekson se ka ardhur momenti që Rama dhe mazhoranca të heqin dorë nga sulmet ndaj prokurorëve dhe të lënë drejtësinë të bëjë punën, për sa i përket çështjes Tahiri.

Postimi i plotë i Bashës:
Deklarata e qeverisë amerikane është e qartë: askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të gëzojë imunitet nga ligji, prokurorët dhe gjyqtarët duhet t’i shkojnë deri në fund çështjes, është përgjegjësi e qeverisë të tregojë me vepra se është kundër krimit dhe korrupsionit.
Duke përshëndetur deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Hoyt Brian Yee, i inkurajoj fuqimisht prokurorët, gjyqtarët dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë që të mos ndikohen e mos tremben nga asnjë presion politik dhe të mos ndalen as të shkurajohen por të punojnë me kurajo profesionale dhe përkushtim atdhetar deri sa të nxjerrin të vërtetën dhe të bëjnë drejtësi në çështjen Tahiri.
Është momenti që Rama dhe shumica në pushtet të ndalin sulmet dhe kërcënimet ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, dhe dëshmitarëve, të cilat kanë dëmtuar bërjen e drejtësisë në rastin Tahiri, dhe besueshmërinë e popullit se politikanët nuk janë mbi ligjin. Pandëshkueshmëria e politikanëve duhet të marrë fund.
Propagandën dhe llomotijtet në hava për drejtësinë nuk i beson më askush. Sot qytetarët presin të shohin me vepra se politikanët përgjigjen para ligjit dhe dënohen kur shkelin ligjin.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879