Golden Globes nuk i shpëtoi dot situatës politike në ShBA.
Aktorja Meryl Streep teksa u nderua për kontributin dhe punën e saj gjatë të gjithë viteve në botën e kinematografisë vendosi t’i jepte nota politike fjalimit të saj duke marrë kështu vëmëndjen e të gjithëve, përtej çmimeve të mbrëmjes.
Ajo sulmoi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë presidentin Trump për ngacmimin që ai i bëri një personi me aftësi të kufizuara në vitin 2015, pa harruar edhe tematiken e emigrantëve.
“Hollywood-i mbahet me të huajt, kështu që nëse ne i ndjekim ata, do kemi mundësitë shohim vetëm futboll dhe arte marciale, gjëra të cilat nuk janë art.”- tha aktorja.
“Personi që është ulur në karriken më të respektuar të vendit tonë, vitin e kaluar, imitoi një reporter me aftësi të kufizuara, një person që nuk kishte privilegjet, fuqinë dhe kapacitetin për t’ia kthyer mbrapsht. Më preku ajo skenë kur e pashë sepse kuptova që nuk ishte film, por një skenë e vërtetë. Instikti për të poshtëruar dikë tjetër, kur bëhet nga një njeri i fuqishëm dhe që konsiderohet si model, mund të filtrohet më pas edhe nga të tjerët duke u dhënë kështu leje që të bëjnë të njëjtën gjë. Kur të fuqishmit përdorin fuqinë e tyre, për të poshtëruar më të dobëtit, ne të gjithë humbasim.” - vijoi Streep.
Nuk ka vonuar as reagimi i Donald Trump. Në një lidhje telefonike për New York Times ai deklaroi se nuk e ndoqi eventin e as fjalimin e aktores së suksesshme.
Pavarësisht kësaj, ai nuk është i surprizuar nga deklarata e Streep, e cila sipas tij, njihet publikisht si mbështetëse e flaktë Hillary Clinton.