INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata e Trump zemëron të mbijetuarit e sulmit në Parkland Florida

Deklarata e Trump zemëron të mbijetuarit e sulmit në Parkland Florida

Publikuar më: 10:45 19-02-2018

Studentët që mbijetuan sulmit me armë në Parkland, Florida, u zemëruan keq me deklaratën e presidentit Donald Trump pasi ai e lidhi dështimin e FBI-së për të hetuar autorin e masakrës me burimet e shpenzuara për hetimin e Rusisë. "Shumë keq që FBI humbi të gjitha sinjalet e dërguara nga sulmuesi i shkollës së Floridës. Kjo nuk është e pranueshme, sepse ata shpenzojnë shumë kohë duke u përpjekur të provojnë marrëveshjen ruse me fushatën Trump. Bashkohuni në qëllimin kryesor dhe na bëni të gjithë krenarë! " –shkroi Trump të shtunën, në Twitter. Kjo deklaratë e presidentit shkaktoi zemërim të madh në internet, duke përfshirë edhe ata që e përjetuan vet sulmin.

studenti_deklarata.png

"17 nga shokët e mi të klasës u vranë. Janë 17 të ardhme, 17 fëmijë dhe 17 jetë miqsh të vjedhura, por ju keni të drejtë, gjithçka duhet të sillet rreth jush. Sa budallaqe, nuk kam për të harruar, #neveragain"-shkruan një studente. Një person tjetër që është pjesë e shkollës në Parkland Florida, thotë se ky është një justifikim qesharak, por se nga Trump pritet edhe një veprime i tillë. “"17 njerëz të pafajshëm u vranë brutalisht në shkollën time, një vend ku ata duhet të ishin ndjerë të sigurtë, jetët e tyre u zhdukën në një çast. Jeni President i Shteteve të Bashkuara dhe keni guximin të vini Rusinë si një justifikim. Unë mendoj se edhe kjo pritet nga ju. "

studenti_2.png

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889