INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Deklarata e Zaev. Në fund të Majit, Maqedonia do ketë qeveri [VIDEO]

Publikuar më: 14:32 12-05-2017

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka bërë të ditur se, pret që deri në fund të muajit të formohet Qeveria në Maqedoni.  Zaev apelon që të gjithë, përfshirë edhe presidentin Ivanov, të veprojnë me përgjegjësi dhe një orë më parë të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit dhe formim të qeverisë së re reformuese. Ndërkohë LSDM së bashku me partitë e tjera politike BDI dhe BESA  që përbëjnë shumicën parlamentare në Maqedoni janë shprehur të gatshme për të firmosur garancitë që kërkon presidenti për ruajtjen e karakterit unitar të kombit, integritetin territorial dhe sovranitetin e Maqedonisë. Zaev bëri të ditur se kabineti i tij është duke harmonizuar tekstin me atë të shefit të shtetit.  Pas përshtatjes së tekstit, Zaev do të kërkoj takim sa më shpejtë me presidentin për të marr mandatin për formimin e qeverisë. Me firmosjen e garancisë  bie edhe justifikimi i Presidentit Ivanov për zvarritjen e dhënies së mandatit qeveritar.  Forcat e mazhorancës po nënshkruajnë se nuk do të shkelin dokumentin themeltar dhe integritetin e Maqedonisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004