INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata shokuese e Cara Delevingne: Ja pse u largova nga modelingu!

Deklarata shokuese e Cara Delevingne: Ja pse u largova nga modelingu!

Publikuar më: 09:25 01-04-2016

Pavarësisht sukseseve profesionale, nuk është një periudhë aspak e lehtë për supermodelen 23 vjeçare.

Cara Delevingne deklaroi se vuan nga depresioni në një sërë postimesh në Twitter. Bukuroshja britanike iu rrëfye fansave të saj online ndërkohë që bëri rikthimin e saj të madh në modelim me fushatën e “Saint Laurent” një ditë më parë. Kjo i habiti të gjithë pasi supozohej se Cara i kishte dhënë fund një herë e mirë modelimit, por ajo sqaroi gjithçka në postimet e saj me natyrë shumë personale.

Ajo deklaroi se nuk ishte larguar përfundimisht nga modelimi, por për shkak se vuan nga depresioni, përpiqet hera-herës që t’ia mbathë pasi ndjehet e rraskapitur nga gjithçka. Delevingne vazhdon duke saktësuar se nuk fajëson industrinë e modës për asgjë, por për fatin e saj të keq i rastisi të bënte këtë punë në një periudhë ku urrejtja për veten ishte gjithmonë e më shumë e pranishme. Dhe kur diçka e tillë i ndodh modeles numër 1 në botë, mund t’i ndodhë kujtdo...

Article Logic
Execution time: 0.0036218166351318