Kur një futbollist që ka luajtur mbi 100 ndeshje në Ligue 1 dhe ka përfaqësuar 24 herë vendin e tij, Gabonin, krijohet përshtypja e një karriere të këndshme dhe pritet një historinë me lavdi dhe zhgënjime në fushën e lojës.
Të paktën kjo ndodh zakonisht, por nuk është rasti i ShivaN’Zigou, ish-sulmuesi i Nantes dhe Reims, që gjatë një interviste të regjistruar në një kishë afrikane nga “TV2” ka shokuar të gjithë botën e futbollit.
“Mamaja ime ka vdekur dhe dua të bëj një zbulim, ajo u sakrifikua. Firmosa shumë kontata dhe babi im i donte të gjitha paràtë për vete. Më kërcënoi duke më thënë se do të kishte vrarë mamanë time. Unë i thashë mos ta bënte, por ia që e bëri. E bëri që shpirti i saj të ishte një sakrificë për karrierën time,” – tregon Shiva N’Zigou, për habinë e të gjithëve.
Më pas, duke folur për familjen e tij tregon diçka tjetër të bujshme, skandaloze: “Kur isha shumë i ri pata marrëdhënie seksuale, në dy raste me tezen time. Një herë me motrën time dhe gjithashtu me shokun tim të ngushtë.”