Kaseta famëkeqe e seksit të Kim Kardashian është publikuar nga vetë biznesmenja, e cila e mbajti një kopje të saj të fshehur në një kuti këpucësh Nike nën shtratin e saj së bashku me pjesën tjetër të video seksuale që bëri me ish të dashurin Ray J.
Në një intervistë për Daily Mail, Ray J ka deklaruar se kurrë nuk ka pasur kopje të ndonjë prej kasetave me përmbajtje seksuale që realizuan së bashku.
“Kam qëndruar në hije për më shumë se 14 vite, duke e lejuar atë të përdorë emrin tim, të abuzojë me emrin tim, të bëjnë miliarda për gati një dekadë e gjysëm për një temë që unë s’kam folur kurrë”- tha ai.
Ndërsa vazhdoi: “Kurrë s’kam publikuar një kasetë seksi në jetën time. Ka qenë gjithmonë një marrëveshje partneriteti midis meje, Kris Jenner dhe Kim. Kemi pasur marrëveshje që në fillim të kësaj gjëje”.
Ish-çifti u lidhën në vitin 2002 kur të dy ishin vetëm 21-vjeç dhe po atë vit realizuar kasetën famëkeqe gjatë festimeve të ditëlindjes së saj atë vit.
Video u publikua në vitin 2007. Dhe tani Ray J, tani 41 vjeç, tha për Daily Mail se publikimi i videos ishte ideja e tij dhe ia sugjeroi Kim këtë gjë, kur pa se popullariteti i Paris Hilton u rrit pas bërjes publike të kasetës së saj seksuale me lojtarin e pokerit, Rick Saloman.
Ai u shpreh se ish e dashura e tij, sot miliardere, e aprovoi idenë dhe i kërkoi nënës së saj, Kris Jenner që të publikonte e videos përmes Vivid Entertainmen, një proces që ai tha se nuk ishte përfshirë.
Kontrata, e cila u nënshkrua nga Ray J dhe Kim, ishte për tre video, ku dy prej kasetave seksuale, një e realizuar në hotelin Esperanza në Cabo San Lucas, Meksikë, dhe një në Santa Barbara.
Vetëm një kasetë, ajo e Cabo, u publikua dhe babai i dy fëmijëve tha për DailyMail.com se të gjitha kasetat intime mbaheshin në shtëpinë e Kim në një kuti këpucësh nën shtratin e saj.
“Ajo i mbajti të gjitha kasetat e seksit. Kurrë nuk i kam pasur unë gjatë gjithë marrëdhënies sonë. Kim i kishte në shtëpinë e saj në një kuti këpucësh Nike poshtë shtratit të saj. Kam i sigurt që tani ka shtretër më të mëdhenj”, tregoi ai.
Reperi u shpreh se kaseta e publikuar i ka dëmtuar karrierën dhe nuk ka folur për shkak të kontratës së nënshkruar.
‘U ndjeva sikur bëra vetëvrasje, shikon një familje duke krijuar një perandori mbi gënjeshtra. Mendova se duke thënë të vërtetën do futesha në telashe dhe për 14 vitet e fundit i kam lejuar të më poshtërojnë. Po festojnë shkatërrimin tim”, tha Ray J.
Ai u shpreh se ishte i detyruar të jetontë një gënjeshtër dhe dëshiron që tani e vërteta të dal në shesh, në mënyrë që tu tregojë njerëzve se nuk është një djalë i keq që shfrytëzon dhe nuk respekton gratë.