INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklarata shokuese e Shoqatës të Gjyqtarëve. Ku i shpenzojnë paratë e shqiptarëve drejtorët e bankave…

Deklarata shokuese e Shoqatës të Gjyqtarëve. Ku i shpenzojnë paratë e shqiptarëve drejtorët e bankave…

Publikuar më: 13:28 24-10-2016

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ka bërë një deklaratë “bombë” në takimin e organizuar nga Dhoma e Përmbarimit. Hoxha tha se ekzistojnë vendime gjyqësore sipas të cilave drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëve.
"Ka plot vendime gjyqësore për njerëz në  banka me lidhje me klientët për proçedura dhe afera korruptive. Ashtu sikurse ka edhe drejtues bankash, dhe për ta ka vendime që janë të dashuruar me këto lojrat e fatit dhe luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve" deklaroi Hoxha gjatë takimit për problematikën e kredive të këqija organizuar nga Dhoma e Përmbaruesve privatë.
Së fundi, gjyqtari me eksperiencë ka dhënë edhe një sugjerim për zv.ministrin e Drejtësisë, Eridian Salianji që ishte prezent në tavolinë.
“Ne gjyqtarët nuk jemi ëngjej. Por dua të shpreh shqetësim te gjyqtarëve që shpesh herë nuk merren parasysh mendimet e tyre. Kam një rekomandim: të thjeshtohen proçedurat dhe të kemi mundësi ekzekutimi. Të shkurtohet proçesi", tha  Hoxha. Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537