INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Deklaratat e forta të Ramës. Unioni nuk mund të jetë i sigurtë, nëse Ballkani çmendet [VIDEO]

Publikuar më: 17:34 18-04-2017

Kryeministri shqiptar: BE-ja do të përballet me 'makth' nëse shpresat e Ballkanit zbehen. Kështu e ka titulluar intervistën e realizuar me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, “Politico” e cila kundrejt deklaratave të forta të liderit shqiptar, ka vendosur një foto të tij ku duket si në gjumë. Në këtë intervistë Rama pohon se një bashkim me Kosovën është i mundur nëse Brukseli i kthen shpinën rajonit. Pyetjes nëse do të bëjë një bashkim me Kosovën në mënyrë të njëanshme, Rama ju përgjigj kështu.
“Jo, sepse mënyra e vetme për të ruajtur paqen në Ballkan është që shtegu drejt BE-së të jetë i hapur, që perspektiva të jetë e qartë dhe që ndjenjat karshi BE-së të jenë pozitive. Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin”-deklaroi kryeministri shqiptar.
Kreu i qeverisë shqiptare ka paralajmëruar se, ndalimi i procesit të zgjerimit mund të destabilizojë Europën.
“Si mund të jetë Unioni më i sigurtë nëse Ballkani çmendet? Si mundet që Bashkimi Europian të lejojë krijimin e një zone gri në zemër të kontinentit, ku aktorë të tjerë mund të kenë më shumë influencë se vetë BE-ja? Kjo është diçka e pakkuptimtë në aspektin e sigurisë”-u shpreh ai.
Rama ka shtuar se për momentin nuk e sheh luftën si “skenarin e parë” për Ballkanin, por sipas tij, ruajtja e qetësisë varet nga faktorët ndërkombëtare, BE dhe SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0022399425506592