INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratat e Ramës, Ministria e Jashtme greke: Janë të papranueshme

Deklaratat e Ramës, Ministria e Jashtme greke: Janë të papranueshme

Publikuar më: 14:18 05-06-2016

Një ditë para vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm grek Kotzias, situata është tensionuar disi. Shkak kanë qenë deklaratat e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, dhe Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çeshtjen çame.  Ministria e Jashtme greke dënon këto “deklarata të papranueshme” të politikës shqiptare dhe thekson se në marrëdhëniet me fqinjët kërkohet seriozitet dhe të respektohen faktet historike. Sipas Ministrisë së Jashtme të Greqisë, nuk ekziston asnjë çështje çame, ndërkohë që ka paralajmëruar Qeverinë Shqiptare që të zbatojë parimet dhe të përmbushë 5 prioritetet e BE-së nëse do që të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0031380653381348