INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratat nxitëse për dhunë e çojnë Bashën në Prokurori

Deklaratat nxitëse për dhunë e çojnë Bashën në Prokurori

Publikuar më: 13:03 25-02-2017

Deklaratat e një ditë më parë të kreut të opozitës, u cilësuan si nxitëse për dhunë. Ndaj policia e Tiranës ka dërguar në Prokurori materialet për Lulzim Bashën.

Mësohet se materialet e dërguara në prokurori kanë të bëjnë me thirrjet për veprimet e dhunshme.

Vetëm një ditë më parë Basha shpërtheu në ‘Çadrën e Lirisë’ dhe nxiti qytetarët të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërrore teksa tha:  “Doni luftë, luftë do ketë! Nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur dhe ju bëj thirrje të merrni përgjegjësitë. Qëllojini ata me grushte, anë e mbanë Shqipërisë për çdo padrejtësi, reagoni! Tërhiqini zvarrë ata. Koha kur populli trajtohet si dele po merr fund. Tërheqje nuk ka, kjo është kauza se ne do ta fitojmë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334