INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratat shokuese të historianit shqiptar: Skëndërbeu nuk ishte shqiptar, ne u krijuam nga turqit [VIDEO]

Deklaratat shokuese të historianit shqiptar: Skëndërbeu nuk ishte shqiptar, ne u krijuam nga turqit [VIDEO]

Publikuar më: 16:49 02-05-2018

Historiani Olsi Jazexhi ka dhënë një intervistë tronditëse në Maqedoni, të mbushur me deklarata anti-shqiptare.Në emisionin ‘Vo Centar’, Jazexhi ka thënë se Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte shqiptar, por greko-bullgar dhe se shqiptarët si maqedonasit dhe grekët janë komb i ri.

Ai ka shkuar më tej kur ka deklaruar se shqiptarët janë një komb i shpikur nga turqit, ndërsa Kosova ka qenë e banuar nga serbët ortodoksë përpara se të mbërrinte Perandoria Osmane.

Aq anti-shqiptare ishin pretendimet e tij, saqë në një moment gazetari maqedonas e pyteti Jazexhiun nëse ishte vërtet shqiptar.

Disa nga deklaratat e Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas:
-Shqiptarët ,si maqedonasit dhe grekët janë kombi i ri. Në kohën kur Skënderbeu zhvilloi luftën nuk ekzistonin shqiptarët.

Dhe se Skëndërbeu ishte një luftëtar serbo-bullgar dhe familja e tij kishte prona në Shqipërinë e sotme.

-‘Albania’ ishte term që i referohej Kroacisë dhe Malit të Zi.

-Përpara ardhjes së Perandorisë Osmane, në Kosovë shumica e njerëzve ishin serb ortodoks, në Maqedoni gjithashtu. Në Shqipëri shumica e tomponimeve janë sllave. Me ardhjen e turqve filloi islamizimi dhe albanizimi.

-Shqiptarët kanë asimiluar sllavët.

-Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllehe.

-Nuk ka tre shtete shqiptare në Ballkan. Kosova është e dominuar nga mafia.

-Ibrahim Rugova ishte një agjent i Vatikanit.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779