Një deklaratë të fortë ka lëshuar gjatë një takimi me banorët e Njësinë nr. 1 në Tiranë, Kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai tha se propozimi i PD për kryeqytetin është që ta bëjë si Gërdeci, pasi ka kandiduar Sali Berishën dhe Fatmir Mediun, por dhe humbësit Halim Kosova dhe Grida Duma.
Ai duke bërë një analizë mbi punë e tij në këtij në këto dy vjet u shpreh se diferenca mes PS dhe PD është e qartë, pasi në kohën e qeverisjes së tyre kishte vetëm gjumë dhe kushtet në burgje ishin më të mira se në çerdhe.
“Nuk mendoj që ka budallenj në Tiranë që do të votojnë PD, që të kthehej në gjumë. Humbësi në Tiranë u rikthye prapë, bashkë me Halimin edhe Grida që e refuzoi Durrësi. Pastaj sollën edhe Fatmir Mediun, propozimi i tyre është që ta bëjmë Tiranën si Gërdeci. Të sjellësh Gërdecin në Tiranë, kjo është Republika e Re. Dhe qershia mbi tortë, vjen deputet në Tiranë Saliu dhe përgjigja e Tiranës është ‘JO’. Boll u tallët në 27 vite dhe ne duhet të vazhdojmë përpara me punë. Diferenca është, ata gjumë ne përkushtim dhe punë”, deklaroi Velija.