Nuk ka qenë një mëngjes i mirë për reperin me origjinë nga Kosova, 2po2.
Duket se ai është zgjuar gjithë polemika dhe i mbushur me kritika për vendin e tij në ditën e sotme. 2po2 nuk është kursyer aspak në fjalë duke kryqëzuar Kosovën me një deklaratë të shkurtër, por shumë të fortë. Ai e cilëson si një vend servil i euros dhe ambasadave të huaja, e deri tek një “shtet pa identitet”. Në fund e mbyll postimin e tij në Insta me një fjali që shpreh më shumë trishtim se sa nerva, duke thënë se “derisa se respektojm veten, s’kemi çfarë presim që të na respektojnë të tjerët.