INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratë e fortë e Daçiç, Kosovës i kemi paguar miliona euro

Deklaratë e fortë e Daçiç, Kosovës i kemi paguar miliona euro

Publikuar më: 11:46 20-02-2019

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka bërë një bilanc të borxheve. Ai ka deklaruar se gjatë 20 viteve të fundit, Serbia ka paguar rreth 700 milion euro borxhe të Kosovës.

“Kur borxhi duhet të paguhet, atëherë ata janë pjesë e Serbisë. Kur ka prona për t’u grabitur atëherë ata janë një shtet i pavarur”, ka thënë kryediplomati serb.
Daçiç shtoi më tej se kanë mbetur edhe 200 milion euro borxh dhe kredi dhe se Serbia do të vazhdojë të paguajë këto para.
“Ata po presin që ne të paguajmë këtë, që atëherë të thonë duke filluar nga nesër, Trepça është e jona. Ata thonë se ata janë një shtet i pavarur, por nuk duan të paguajnë borxhin e tyre,” theksoi Daçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0022768974304199