INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaratë e fortë e Vasilit, politika s’po prodhon zgjidhje…

Deklaratë e fortë e Vasilit, politika s’po prodhon zgjidhje…

Publikuar më: 10:43 08-05-2017

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili gjatë një aktiviteti ku ka prezantuar të dhënat e Shërbimit të Provës për rehabilitimin e të dënuarve, ka bërë dhe metaforikisht një krahasim midis punës në këtë institucion dhe politikës. Ai tha se ky është një shembull shumë i mirë që tregon se nëse punohet mund të gjendet një zgjidhje.
Vasili shtoi se politika është në gjendje të prodhojë shumë lajme, por nuk jep zgjidhje edhe pse i ka mundësitë në tavolinë.
"Politika e ditës, prodhon shumë lajme, por nuk prodhon zgjidhje. Kjo e sotmja ishte një shembull sesi dëshira e mirë mund të prodhojë zgjidhje të vështira siç ishte rasti i këtyre fëmijëve, mendoni sa e lehtë është zgjidhja nga politika shqiptare që i ka të qarta gjërat në tavolinë", tha Vasili.
Në aktivietet Vasili mes të tjerash u shpreh se 140  të mitur të dënuar u janë nënshtruar kurseve profesionale dhe 40 prej tyre janë të punësuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158