Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka bërë me dije se gazeta gjermane ‘Bild’ do të publikojë disa përgjime të reja, në të cilat janë të përfshira edhe disa figura nga Partia Socialiste.
Përmes një statusi në Facebook, Paloka shprehet se në pëgjimet e mëpërparshme është konfirmuar çdo detaj për manipulimin e votave në Dibër.
Sipas Palokës, nëse konfirmohen edhe përgjimet e radhës që priten të publikohen, mund të prishen dhe familje.
Statusi i plotë:
Thuhet se ne pergjimet e rradhes qe do publikoj Bild dalin nja dy heroina te punes socialiste, alias “rilindase”.
Ne pergjimet e publikuara me pare eshte konfirmuar me detaje cdo informacion qe kemi patur dhe denoncuar ne per manipulimin e votave ne Diber.
Larg qofte te konfirmohen nga pergjimet qe pritet te publikoj “Bild”, informacionet qe kane qarkulluar ne Diber per aktivitetin e ketyre shoqeve te “rilindjes”...
Megjithese keta nuk e kane problem prishjen e familjeve...