Ish i fejuari i këngëtares së njohur Ariana Grande postoi një mesazh shqetësues në Instagram.
Ditën e djeshme Pete Davidson pas postimit fshiu direkt llogarinë e tij në Instagram.
Në postim, Davidson shkruan: “Nuk dua të jetoj më. Po përpiqem shumë, por s’e di sa mund të rezistoj. Thjesht kam dashur të ndihmoj të tjerët. Kini parasysh që ju paralajmërova.”
Para se të fshinte Instagramin, fansa dhe ndjekës komentuan për të shprehur mbështetje. Disa e inkurajuan aktorin të mos dorëzohet.
Davidson është diagnostikuar me çrregullim të personalitetit dhe ka folur shpesh për vështirësitë e sëmundjes. Thuajse një orë para postimit shqetësues, ai lëvdoi Kanye West që flet shpesh dhe haptazi për shëndetin mendor.
Kujtojmë aktori u nda nga Ariana Grande në mes të tetorit. Që atëherë, ka thënë se është ngacmuar deri në bullizëm në internet dhe s’ka për të vrarë veten “pavarësisht sa shumë e shtynjnë të tjerët.”
Sipas TMZ, policia e New York po kryen një kontroll mbi aktorin. Një sërë personazhesh të njohur postuan mesazhe në formë mbështetjeje për të. Machine Gun Kelly tha se do të gjendet pranë Pete sa më shpejt të mundet.
Gjithashtu burime nga Jon Cryer, SNL ka vendndodhjen e Pete dhe është shëndoshë e mirë.