INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaroi aksione me vlerë 1.13 miliardë lekë, nis hetimi ndaj Alfred Pezës

Deklaroi aksione me vlerë 1.13 miliardë lekë, nis hetimi ndaj Alfred Pezës

Publikuar më: 10:37 16-01-2017

Kontroll i plotë dhe hetim administrativ të pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza dhe familjarëve të lidhur me të. Është ILDKPKI ajo që ka filluar kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të deputetit të Alfred Peza. Nëpërmjet një njoftimi publik ILDKPKI sqaron se objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e Alfred Pezës, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit.
Njoftim i ILDKPKI:
“Nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në bankën Credins nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të subjektit Alfred Peza. Gjithashtu ILDKPKI  sqaron se objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur”.
Mësohet se Inspektori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme.

Article Logic
Execution time: 0.0021889209747314