INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaroi publikisht se ishte e afeksionuar pas marrëdhënies treshe por e papritura ndodhi, Egla Harxhi rrëfen për ndarjen nga...[FOTO]

Deklaroi publikisht se ishte e afeksionuar pas marrëdhënies treshe por e papritura ndodhi, Egla Harxhi rrëfen për ndarjen nga...[FOTO]

Publikuar më: 20:04 24-03-2018

Kur bëhet fjalë për marrëdhënie treshe mes dy femrave dhe një mashkulli në shoqërinë shqiptare ndodh akoma që për shumë persona diçka e tillë të përbëj një tabu.

Rasti i ish-Miss Shqipëria për vitin 2007, Egla Harxhit shkaktoi vërtet diskutime të zjarrta në publik dhe kjo për faktin se modelja shpalli publikisht raportin e saj treshe me princin e vetëshpallur të Libofshësh Jarl Alexandre de Basseville dhe një vajzë nga Ballkani të quajtur Alessia.

Gjithashtu diskutimet u shtuan edhe më shumë kur vetëm para muajsh Egla u bë nënë e vogëlushit Luxifer dhe Egla përsëri i kundërshtoi të gjithë duke u shprehur se fëmija i tyre do të rritej i shëndetshëm nën kujdesin e kësaj marrëdhënie treshe.

Mesa duket së fundmi gjërat kanë ndryshuar rrenjësisht për modelen Egla Harxhi.

Po të bëjmë një vëzhgim të vogël në Instagram mund të shikojmë se Egla nuk kishte në rrjetet sociale foto me partneren Alessian si dhe nuk e ndiqnin me njëra tjetrin.

Nisur nga kjo, në një intervistë të dhënë për “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, ish miss Shqipëria ka treguar se çdo gjë ka marrë fund.

“Nuk do doja të ndalesha shumë tek kjo pyetje, detajet na perkasin vetem ne por do te thoja që fakteqsisht njerëzit ndryshojnë, nuk është ashtu siç e kishe menduar, gjërat ndryshojnë jo për mirë. Gjërat që ti nuk i ke në dorë dhe nuk prisje të merrnin një formë jo pozitve”.- ka thënë ajo.

Marrëdhënia treshe mbaroi dhe tashmë duket se gjithçka i është kthyer normalitetit.

dg_24.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434