Reperja e njohur, e shumë hiteve si “Woman” apo “Need to know”, Doja Cat ka deklaruar largimin nga muzika. Reperja 26-vjeçare e ka bërë këtë deklaratë duke shpërthyer në rrjete sociale e duke u shprehur se muzika për të ka vdekur. Gjithçka ndodhi pasi koncerti i saj në Paraguaj u anulua për shkak të një stuhie. Doja u shpreh e pakënaqur dhe me koncertin e saj në Brazil.
“Ka mbaruar dhe nuk më plas më fare, po heq dorë dhe mezi pres që të zhdukem dhe s’dua që të besoni më tek unë. Gjithçka ka vdekur për mua, muzika është e vdekur dhe jam debile që mendoj se isha bërë për këtë. Ky është një makth. Mos më ndiqni më. Kjo nuk bën për mua prandaj do largohem. Nuk do bëj më as foto (me fansat) pasi këtij turi”, shkruante në disa postime të njëpasnjëshme reperja.
Doja e konfirmoi largimin e saj edhe kur një radio në Florida spekuloi se ajo mund të mos heqë dorë vërtet nga muzika. “Po dreqin jam duke hequr dorë”, tha ajo duke shokuar fansat.