Në shumicën e rasteve na vjen për të qeshur kur dëgjojmë gjëra të tilla sidomos kur vjen puna tek udhëtimi në kohë apo kthimi pas në të. Sa e vërtetë është kjo nuk mund ta themi më siguri sepse gjithsekush gjykon në mënyrën e tij.
Shumica e njerëzve nuk u besojnë këtyre “përrallave” që thonë njerëzit lart e poshtë, por është për tu thënë se janë të shumtë edhe ata që besojnë në parashikime të tilla. Pra nëse jeni besues aposkeptik kjo gjë është në dorën tuaj.
Ajo çka do iu tregoj tani me siguri do iu habisë pafund, bëhet fjalë për një person të vetëshpallur udhëtues në kohë që thotë se quhet Noah. Me anë të një video mesazhi që ka postuar në youtube ai deklaron se realisht është 50 vjeç por pas një ilaçi që ka pirë, është kthyer në moshën e një djali 20-vjeçar.
Ajo që atë e shqetësonte ishte një sëmundje që e kishte marrë nga lëvizjet e shpeshta që bënte nëpër kohë. Udhëtimi në kohë është mundësuar që në vitin 2003 por shfrytëzuar vetëm nga “organizatat top sekrete”, sipas djalit që është vetëshpallur udhëtues në kohë, Noah.
Noah nuk e ka shpjeguar sesi ky proces ndodh por na ka vënë në dijeni se të gjitha këto organizata do e pranojnë në vitin 2028, se lëvizja në kohë është diçka e mundur.
Noah gjithashtu deklaron se makinat elektrike me autopilot do përmirësohen dhe se në vitin 2021, me një karikim të vetëm, do të udhëtohet 600 km.
Ajo që më ka rënë më shumë në sy është parashikimi që Noah ka bërë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai paralajmëron në videon e tij së Donald Trump do jetë sërish fitues shkruan vt.co.
Nëse doni ta besoni apo jo kjo gjë varet nga ju, për më shumë shikoni videon e mëposhtme: