INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekonspirimi i operacionit për kapjen e 3 ish-policëve, Xhafaj kallëzim penal në Prokurori

Dekonspirimi i operacionit për kapjen e 3 ish-policëve, Xhafaj kallëzim penal në Prokurori

Publikuar më: 19:37 24-11-2017

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka kryer një kallëzim penal në Prokurori, për dekonspirimin e operacionit të zhvilluar për kapjen dhe arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët akuzohen për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Mësohet se materiali i kallëzimit është nisur me postë në Prokurori.
Kujtojmë se ky veprim vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të ketë një kallëzim penal për dekonspirim të operacionit dhe nxjerrje të sekretit hetimor, dhe se nga hetimet për dekonspirim nuk do të përjashtohej as vetë ministri Xhafaj.
Të shpallurit në kërkim të cilët dyshohet se kanë pasur lidhje me bandën e Habilajve, janë:

Prokuroria për Krime të Rënda ka nxjerrë urdhër-ndalimet për shtetasit:

– Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë Vendore Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Prill 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, 283/a dhe 333/a.

– Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Maj 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

– Vendimi i Gjykatës në mungesë për masën e sigurisë “Arrest në Burg” është nxjerrë për shtetasin Sokol Bode, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, i pezulluar nga detyra në datë 25 Tetor 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0024240016937256