INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekorimi i 67 nacionalistëve, Nishani: Detyrim dhe përgjegjësi

Dekorimi i 67 nacionalistëve, Nishani: Detyrim dhe përgjegjësi

Publikuar më: 13:40 26-10-2016

Nëpërmjen një reagimi publik, Presidenti Bujar Nishani ka hedhur poshtë të gjithë akuzat mbi vendimin e tij për të dekoruar 67 nacionalistë të ekzekutuar. Duke i cilësuar sulmet si provokime, kreun e shtetit thotë se reagimi vjen nga nostaligjikët enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë, Diktaturës Hoxhiste.
Reagimi i Bujar Nishanit
“Kujtimi dhe dekorimi i 67 nacionalistëve të ekzekutuar nga dora kriminale e një grupimi të bolshevikëve shqiptarë të orientuar nga të dërguarit jugosllavë, është një detyrim dhe përgjegjësi historike e Shqipërisë së sotme euro-atlantike. Asnjë prej martirëve të ekzekutuar dhe në asnjë moment të vetëm të jetës së tyre nuk pati një bashkëpunim me pushtuesin. Përkundrazi, ata ishin luftëtarë të lirisë kundër nazi-fashizmit.
Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare.
Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme pasi ishin kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt.
Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të Kabinetit Qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian”.

Article Logic
Execution time: 0.0022408962249756