INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekreti i Presidentit për 13 tetorin, Basha tregon kushtin e panegociueshëm: Çfarë i thashë Metës…[VIDEO]

Dekreti i Presidentit për 13 tetorin, Basha tregon kushtin e panegociueshëm: Çfarë i thashë Metës…[VIDEO]

Publikuar më: 19:19 27-06-2019

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dalë para mediave mbrëmjen e sotme ku ka bërë të ditur detaje nga biseda me Presidentin e Republikës Ilir Meta si dhe kushtin e panegociushëm.

Basha u shpreh se i ka bërë të ditur Metës që PD nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh nëse nuk ndëshkohen personave që janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve dhe që kanë lidhje me krimin.

“Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin. Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën”.

Article Logic
Execution time: 0.0039200782775879