INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve arrin në KQZ, Zguri braktis mbledhjen

Dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve arrin në KQZ, Zguri braktis mbledhjen

Publikuar më: 13:22 10-06-2019

Pas mbërritjes së dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, KQZ është mbledhur për të diskutuar. Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se kjo është një situatë e pazakontë, por dekreti i presidentit është detyrues.

“Jemi në një situatë të pazakontë. Për mua është sfidë. Nga njëra anë kam një dekret të presidentit që çdekreton datën e zgjedhjeve, nga ana tjetër jam përballë një mbledhje të thirrur nga dy kolegët e mi.

Janë 3 raste kur presidentët kanë tërhequr dekretët për zgjedhjet. Unë mendoj se ne duhet t’i bindemi një dekreti që vjen nga presidenti. Nuk më ka ndodhur kurrë në 22 vite karrierë.

Nuk dua të gjykoj kompetencën e presidentit. Për mua është detyrues, për të tjerat vendos Gjykata Kushtetuese. Nuk mendoj se mund ta drejtoj këtë mbledhje. Unë dua të ngrihem”, tha Zguri.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561