INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekretimi i Lleshit, Meta përfshinë në lojën e shahut edhe Gramoz Ruçin

Dekretimi i Lleshit, Meta përfshinë në lojën e shahut edhe Gramoz Ruçin

Publikuar më: 15:32 10-11-2018

Loja e shahut politik për emërimin e Sandër Lleshit Ministër të Brendshëm ka vijuar dhe sot mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Por ajo do të përfshijë dhe Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, pasi sipas reagimit të Presidencës, Meta ka ngrirë dekretin deri sa të informohet plotësisht dhe nga institucione të tjera. “Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta. Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi)", reagoi zëdhnësi i Presidencës, Tedi Blushi. 

Për këtë deklaratë të Presidencës, në emër të Kryeministrit Edi Rama, reagoi Drejtorit i Komunikimit, Endi Fuga, që theksoi se ditën e hënë Meta do të ketë të gjitha përgjigjet që nevojiten, pasi Presidenti nuk ka kërkuar takime sqaruese deri më sot. “Duke nënvizuar se "herën e parë", Presidenti i Republikes nuk ka kërkuar asnjë lloj sqarimi nga Kryeministri, përkundrazi ka qenë Kryeministri që i ka kërkuar një takim sqarues Presidentit, pas letrës së dërguar nga ky i fundit për të shprehur refuzimin e paargumentuar të gjeneral Sandër Lleshit, si ministër i Brendshëm, Kryeministri Edi Rama, e siguron opinionin publik se ditën e hënë, Presidenti Meta do të marrë përgjigje të qarta e të plota, lidhur me pyetjet e tij të dërguara shkresërisht”, thotë Fuga.

Të dy institucionet reaguan online përmes këshilltarëve për media.

Article Logic
Execution time: 0.0052220821380615