INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekriminalizimi: Ja lista e deputetëve dhe kryebashkiakëve të dënuar

Dekriminalizimi: Ja lista e deputetëve dhe kryebashkiakëve të dënuar

Publikuar më: 14:40 20-05-2016

Në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të gjithë mund të shikojmë pastërtinë e figurave publike në vendin tonë. Ndërsa të gjithë deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive kanë bërë deklarimin e tyre, janë plot 49 anëtarë të këshillave bashkiake që nuk kanë respektuar afatin ligjor.
Por sapo KQZ ka bërë publike formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve të lartë, kanë dalë të dhënat e para se përse janë dënuar disa prej emrave më të përfolur si të dënuar për vepra kriminale.

Vetëdeklarimet e deputetëve dhe ministrave
Edi Rama, Kryeministër
I padënuar


Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit
I padënuar


Sali Berisha, deputet, PD
I padënuar


Blendi Klosi, ministër, PS
Hetuar në vitin 1994. Çështja pushohet me vendim të Gjykatës së Tiranës


Parid Cara, Deputet, PS
Dënuar me 800 euro gjobë në vitin 2005 nga një gjykatë në Itali, për shkelje të Kodit Rrugor.


Armando Prenga, Deputet, PS
Urdhër ndalimi nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2015 për veprat penale armëmbajtje pa leje, plagosje dhe kanosje. Çështja është në gjykim.

Tom Doshi:
Është dënuar nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Durrësit me vendim të formës së Prerë nr 18 datë 25/05/ 1990, me një vit burg për akuzën e sjelljes së padenjë në shoqëri, neni 121 dhe 31 / a e Kodit Penal
Më pas përmend dhe urdhër ndalimin me firmën e prokurorit të përgjithshëm që mban datën 26 mars 2015. Më pas gjykata e Lartë vendosi masën e arrestit shtëpie me vendim nr 15 dt 28/ 03/ 2015. Ky vendim u ndryshua më pas detyrim me paraqitje.

Ja formulari:


Alban Zeneli:
Midis deputetëve të Partisë Demokratike të dënuar është Alban Zeneli. Megjithëse emri i tij nuk është përfolur në publik
Zeneli rezulton i dënuar me 6 muaj burg dhe me 30 000 lekë gjobë. Vepra e kryer është ajo e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Dënimin e parë, Zeneli e ka marrë më 20 gusht të vitit 1992, ndërsa dënimin e dytë me gjobë e ka marrë më 7 korrik të vitit 1996.
Ende nuk dihet nëse është përfshirë ndonjë aksident me pasoja të rënda në lidhje me veprën për të cilën është dënuar me 6 muaj burgim.


Shkëlqim Selami:
Deputeti i LSI Shkëlqim Selami rezulton se ka qenë në hetim nga gjykata e Brindizit pasi dyshohej për një vepër penale të kryer në 2007 por është shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë po në këtë vit.


Mhill Fufi:
Një tjetër deputet demokrat rezulton i arrestuar dhe i dënuar. Bëhet fjalë për Mhill Fufin, deputeti i Qarkut të Lezhës. Ai, rezulton i përfshirë edhe në ngjarjet e 14 shtatorit, duke mos e përcaktuar se për çfarë viti bëhet fjalë.
Arben Ristani:
Midis deputetëve që kanë pasur një proces gjyqësor është edhe Arben Ristani, aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Ristani rezulton i dënuar me 5 muaj burg dhe me një vit kusht për veprën penale “Dhënie vendimi të padrejtës”, vendim i cili është shfuqizuar më vonë. Ristani u arrestua me urdhër të Prokurorisë në vitin 1994, duke u mbajtur 48 orë prapa hekurave.
Elvis Roshi:
Rezulton se Elvis Rroshi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit e Kavajës me nr 69 datë 18.09. 2002
Dënimi ka qenë me gjobë për veprën penale 278/ 2 të Kodit Penal.
Ndërkohë para vitit 2002 Elvis Rroshi vetëdeklaron se ka qenë në hetim nga një gjykatë në Mynchen të Gjermanisë.
Elvis Rroshi përmend ndalimin e tij nga prokuroria për shkak se goditi me grusht atëherë trajnerin e Tiranës Nevil Dede, më 10 mars 2013
Thotë se ndaj tij është caktuar dhe masa e arrestit me burg dy herë. Një herë nga Gjykata e Apelit Durrës për veprën penale krim kundravajtje penale, 237/ 84 dhe një herë në Gjermani në Mynchen para vitit 2002. Për këtë çështje Rroshi thotë se nuk mban mend më shumë por pranon se ky shtet ka marrë dhe masën e dëbimit.

Ja formulari:

 

Driatik Zotkaj:
Ka kryer rreth 4 vite burg, por kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, duket se ka patur “marrëdhëni jo të mirë me uniformat blu. Zotkaj thotë se është dënuar tre herë, ndërsa për dy dënime ai ka dhënë dhe arësyen. Por për dënimin e tretë ZOtkaj nuk e bërë publike arësyen e dënimit, dhe pse ka qëndruar plot një vit pas hekurave.
Dënimin e parë, Zotkaj e ka pasur me tre vite burg the thotë se ky dënim është për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Dënimi i dytë është me 10 muaj burg dhe Zotkaj thotë se është dënuar për “kundërshtim të punonjësve të policisë”, ndërsa për herë të tretë, ai thotë se është dënua me 1 vit burg duke mos e specifikuar arsyen se pse është dënuar.

Ja formulari:


Akuza e Partisë Demokratike është “pranuar” nga kryetari i bashkisë së Krujës Artur Bushi. Në formularin e publikuar nga KQZ, Bushi pranon se është ndaluar nga autoritetet italiane si i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Megjithatë, ai thotë se gjykata në Itali e ka shpallur të pafajshëm. “Pushimi i hetimeve dhe liruar nga të gjitha akuzat si person që s’ka lidhje me çështjen dhe arkivimin e dosjes”, shkruan Bushi.
Akuzat sipas vetëdeklarimit, kanë nisur që në vitin 1996 në Caserta të Italisë, ndërsa procesi përfundimtar gjyqësor ka përfunduar më 24 korrik të vitit 2010.

Ja formulari:

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393