INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekriminalizimi/ Bilanci i “Vettingut” të politikanëve: 12 deputetë e 3 kryebashkiakë nën hetim

Dekriminalizimi/ Bilanci i “Vettingut” të politikanëve: 12 deputetë e 3 kryebashkiakë nën hetim

Publikuar më: 09:05 23-09-2018

 
Partia Demokratike ka nxjerr një bilanc të zbatimit të deritanishëm të ligjit të dekriminalizimit ku e quan të pamjaftueshëm.
12 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe tre kryetar bashkie, sipas një relacioni, janë nën hetim nga prokuroria, sepse nuk kanë deklaruar në formularët e dekriminalizimit problemet që kanë patur në të kaluarën.
Sipas dokumentit të opozitës, për shkak të veprimit të ligjit të dekriminalizimit janë larguar 18 kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Gjithashtu, në relacion thuhet se nga zbatimi i deritanishëm i ligjit të dekriminalizimit janë larguar gjashtë deputetë si dhe janë dorëhequr tre të tjerë.
Për sa i takon zyrtarëve të tjerë të zgjedhur apo emëruar, sipas relacionit, janë larguar 45 drejtorë, janë larguar 110 zyrtarë të tjerë, janë shkarkuar 35 këshilltarë bashkie, janë dorëhequr 21 të tjerë, ndërsa janë dorëhequr edhe 5 deputetë.

“Deputetë e kryebashkiakë u shkarkuan apo u larguan për shkak se ishin të dënuar për vepra penale të renda, si trafikim i qenieve njerëzore dhe favorizimit të prostitucionit; vrasje; përdhunim në grup apo trafik ndërkombëtar droge. Por efektet e këtyre rezultateve të dekriminalizimit duke larguar nga funksionet shtetërore individë të dënuar për kryerjen e krimeve u zhbënë, për shkak të transformimit në mënyra të reja të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe qeverisjes. Këto mënyra të reja të bashkëpunimit janë zëvendësimi i vetë eksponentëve të botës së krimit në institucionet më të larta të vendit me individë në shërbim të krimit të organizuar, të caktuar prej tyre në poste dhe detyra shtetërore, si dhe politikanë të lidhur drejtpërdrejt me eksponentë të krimit të organizuar. Për pasoje, dekriminalizimi rezulton i pamjaftueshëm për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin”, pretendon PD.
Sipas opozitës duhet një dekriminalizim edhe më i plotë, duke e konsideruar ligjin aktual të pamjaftueshëm.

Bilanci i dekriminalizimit:
Deputetë të larguar 6
Deputetë të dorëhequr 3
Deputetë në hetim 12
Kryebashkiakë të shkarkuar 1
Kryebashkiakë në hetim 3
Zyrtare drejtues të larguar 45
Zyrtare të tjerë të larguar 110
Këshilltare bashkiake të shkarkuar 35
Këshilltarë bashkiake të dorëhequr 21
Kandidatë për deputete të larguar 18
Gjyqtarë të dorëhequr 5
Nëpunës publike lokale të larguar 89.

Article Logic
Execution time: 0.0041627883911133